Një libër që sjell pothuajse tërë kampionet e ujërave të shenjta të poezisë së madhe greke, pothuajse tërë patriarkët e mëdhenj të fjalës poetike helene, Kavafis, Seferis, Elitis, Ricos, Livadhitis e të tjerë, përkthyer në shumë gjuhë të tjera.
Një ndërmarrje sa e “frikshme”, aq edhe “e marrë”, derisa mbetet një nga punët më të vështira e të skëterrshme që ka shpikur mendja krijuese e njeriut, kalimin e frymës së një gjuhe në tjetrën.
Një punë e tillë kaq e gjerë dhe e thellë është një akt kulturor për t’i sjellë letërsisë shqipe një vepër me pasuri tejet të çmuara për lexuesin dhe gjuhën shqipe.