Poezia e tij e kryen misionin e vet njohës, kombëtar, moral, psikologjik,
estetik, kulturor, edukues, pedagogjik, gjuhësor e njëkohësisht është e
kënaqshme. Ajo u shërben nevojave të gjithanshme të lexuesit si shprehëse e
historisë së kohës, shprehëse e jetës së tij familjare e shoqërore, shprehëse e
kulturës dhe e shpirtit të tij krijues.