Realiteti ku jetojmë vishet në këtë libër me vellon fine dhe të fisme të humorit që të mos duket ashtu lakuriq e i shëmtuar siç shfaqet shpesh në përditshmërinë tonë.
Në parafjalën e librit ose, siç e quan ndryshe autori, në manualin e përdorimit, ai thotë: "Nuk garantoj askënd se po të marr “Qumësht Gomari” do bëhet më i zgjuar, por ju siguroj se në përmbajtjen e tij ka doza të mjaftueshme humori, i cili rrit performancën mbrojtëse të organizmit ndaj politikës dhe është ilaç për të dobëtit. Ah, për pak harrova efektet anësore. Nuk rekomandohet të përdoret nga ata që kanë pushtet dhe para, sepse ata kanë alergji nga humori."