Riku, një bebe e braktisur në koshin e mbeturinave, gjendet nga Guendi, një qen-ujk që jeton bashkë me kafshë të tjera në Rrethin Magjik, një pyll pranë qytetit, ku ato bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe nuk e njohin zënkën, inatin dhe urrejtjen që mundojnë botën e njerëzve.
Por një ditë njerëzit i turren me ruspa dhe buldozerë Rrethit Magjik. Perandoria e betonit do të shtrihet edhe aty dhe gjelbërimi, harmonia dhe jeta e paqtë do të marrin fund me vdekjen e Guendit dhe Rikun që tashmë burgoset brenda mureve. Por më në fund Riku arrin të largohet nga burgu ku e mbajnë si qenie të çuditshme që shuan kureshtjen e njerëzve. Maçoku Dodo, majmuni dhe zonja Çipoloni do të bëhen miqtë e tij që do ta ndihmojnë të rikthehet në botën e njerëzve. Së bashku do të ndalojnë njerëzit dhe oreksin e tyre të pashuar për të shfarosur çdo lule dhe çdo fije bari dhe për të bërë të pamatë perandorinë e betonit e mureve dhe për t'i kthyer njerëzit në robotë dhe qenie vegjetative me telekomandë në duar.
Bota ka sërish ngjyra dhe aroma.