Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
Shenja e shenjtë
800 lekë
Gjendje
Kategoritë
Letërsi shqipe
Të rritur
Prozë
Bashkëkohorë
Romane
ISBN
978-9928-42-68-3-3
Numri i faqeve
336
Përmasat
14x20.5
Viti i botimit
2015
Rreth librit

“Shenja e shenjtë” sjell lëndën e një jete mes kujtesave të dridhshme etnologjike, historisë, miteve, zakoneve të njerëzve që shkojnë e vijnë kufijve të dy vendeve e popujve: Greqisë e grekëve dhe Shqipërisë e shqiptarëve. Një temë vërtet interesante, e pakapur më herët në letrat shqipe në formën e një romani të plotë, një mozaik bëmash e gjëmash, njerëzish e karakteresh, sjelljesh e zakonesh, historish të vërteta dhe historish të tretura në memorien kolektive në formë baladash, mitesh, legjendash, këngësh, letërsie orale. Roman që synon të veçantat e një bashkësie etnike njerëzish: ajo çka është bulbore, e ëndërrt madje, e kthyer në materie prej shpirti lëndonjës, sa dhe në rrëfime fatesh njerëzore konkrete, në histori familjesh e fshatrash të njohura të minoritetit grek në Shqipëri, ndryshimet religjioze dhe marrëdhënia e dy etnive me besime të ndryshme, të krishterë e myslimanë. Një roman me disa linja, disa hapësira veprimi, disa breza njerëzorë e në disa kohë, ku vibron shpirti përbashkues i etnisë, gjaku i ëmbël dhe gjaku i thartë, në pohimin e rrënjëve dhe vetjakësisë, në kërkim të ekzistencës dhe ardhmërisë, më në fund në kërkim të dashurisë dhe domosdosë për bashkëjetesë e mirëkuptim mes etnive, popujve, kombeve.