Arben Duka është konfirmuar në dijeninë publike dhe atë mes entiteteve letrare të hapësirës shqiptare si poeti me fjalë të muziktë. Është një aftësi e shumëprovuar, nëpërmjet disa qindra mijëra këngëve të shumë zhanreve. Duke qenë “rob i bukurisë, (që) i përpij hiret e tua”, Duka meriton konstatimin e T. S. Eliot si “krijues i muzikës përmes fjalës”.
Poeti shkruan “për ata që e duan” dhe nuk e ka fjalën vetëm për ata që e njohën, por për ata që vijnë të pallogaritshëm për të, si njohës të ardhshëm nga e ardhmja.
Triumfin ndikues si poet mbi publikun e gjerë autori e ka siguruar në disa versione: përmes poezive-këngë, përmes poemave, baladave aq të fuqishme liriko-epike, si dhe poezisë së angazhuar me gjithë nënzhanret.