Një roman që i drejtohet një përvoje jete, thuajse personale, të cilën kush më shumë a kush më pak e ka përjetuar në dy kohët ku dhe lëviz diakronia e tij: para dhe pas vitit 1990. “Shpirtrat e shitur”, që kanë përcaktuar edhe titullin, janë më shumë pasoja sesa ashta, fillesa grisëse sesa bartja mentale e romanit, “kocka” e tij, burimi ku ai rrjedh e buthton gjeth.
Me shitjen e shpirtrave të tyre pushtetit totalitar dje, ata u bënë qehallarët e devotshëm të dhunës dhe persekutimit shpirtëror. Po të njëjtat fytyra u shërbejnë sot të fuqishmëve të pushtetit, medies, parave me spiunimet, intrigat, shpifjet, shërbimet e paskrupullta etj.