Refleksione të qeta, por që mbajnë përjetime të befta së thelli. Qarkullon në to një soditje dhe shoshitje e hollë e shfaqjeve të jetës. Libri ngjan me një lloj herbariumi, ku janë fiksuar me një strukturë mjaft të organizuar pamje nga më të ndryshmet dhe të papritura. Shkëlqen në to një gjuhë e begatë dhe mjaft e zotëruar. Jo e lëshuar nëpër derdhje deklarative, emfatike.