Në tregimet e këtij vëllimi ideja e autorit ka të bëjë me procesin e perceptimit konceptual të realitetit, duke arritur të krijojë figura të plota dhe të pandara midis objektit dhe subjektit, midis reales dhe universales. Ai arrin të shprehë një pasqyrim tërësor të përmbajtjes, të procesit të mendimit dhe realizimin e kuptimit duke i përcjellë lexuesit mesazhin domethënës se jeta vazhdon.