Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
Ti më këshillon të blej një bilbil
800 lekë
Gjendje
Kategoritë
Poezi
Të rritur
Bashkëkohorë
Letërsi shqipe
ISBN
978-9928-4772-0-0
Numri i faqeve
104
Përmasat
14x22
Viti i botimit
2023
Rreth librit

Poezia e vërtetë është streha ime e sigurt. E kisha përherë pranë në kohë të mira e të vështira. Është bukuria e shpirtit dhe e fjalës, është puhizë e këngës dhe vorbulla e valles. Këndoj dhe arratisem në çaste të bukura erotike. 

Një fëmijë shfaqet befas nga diku dhe më jep flatra. Eja të fluturojmë, më thotë. E dëgjove bilbilin si ligjëronte gjithë natën te pema nën hënë? Më kacavar nëpër pemë, më çon në vende të panjohura, më përpijnë ca sy të çuditshëm, më rrëmben në dete të kaltra. Më buzëqesh dhe zhduket e flatrat më shkrijnë si të Ikarit.

Më rrëmben një erë malli dhe më mbush kraharorin dashuria ime e përjetshme. Poezia është feja ime. Është esencë trëndafilash, frymë jete dhe flladitje ëndërrimesh. Është ngashërim zemre dhe klarine. I jep ngjyra dhe bukuri botës, ngjyen dhe erën me penel ylberi, ngjyros dhe terrin. A, ç’mushkë xanxare kjo poezia! Më çon te gjërat e dukshme dhe të padukshme. Në epoka frike dhe dhune më rrëmbente nga ferri dhe më ngrinte në lartësi parajsore. U gjunjëzova dhe piva në shumë burime, më i magjishmi që pi dhe nuk e shuan kurrë etjen, është ai i Homerit. Sa vite bëj flirt me muzat e më mbushin shpirtin. Gurgullon poezia e shpërthen si ujërat. U jam borxhli lexuesve dhe miqve të mi.

Merrini, jua sjell!