Kjo novelë-përrallë rrëfen historinë e tre vëllezërve që nisen për të gjetur tërfilin me katër fletë, lumturinë. Heroi i novelës është djali i mençur e vullnetfortë Gjeka, që kërkon me këmbëngulje mes njerëzve dhe përmes dashurisë rrugën drejt lumturisë. Në aventurën e përpjekjeve të tij ai njihet me fshatarë të mençur e punëtorë, që 'zgjedhin kokrrat e shëndosha të grurit për farë", rrugës bëhet me një shok besnik, Cinxon, fiton mrekullinë e bluzës me diellin e qëndisur, të unazës magjike...
Një novelë-përrallë me aventurat e trimëritë e heronjve me përbindëshat.
Ngjarje fantastike e tërheqëse, gërshetime të së zakonshmes me mbinjerëzoren, të dramës me lirizmin.