Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
Trupi im më përket mua
700 lekë
Gjendje
Kategoritë
Letërsi shqipe
Të rritur
Prozë
Bashkëkohorë
ISBN
978-9928-4268-2-6
Numri i faqeve
240
Përmasat
13.5x20.5
Viti i botimit
2015
Rreth librit

Pas disa romaneve, sidomos “Dhe yjet dridhen nga dashuria” dhe novelës psiko-lirike “Mëkati i bukur i tradhtisë”, vjen romani tjetër “Trupi im më përket mua”. Është një ngasje e ardhur te shkrimtari prej realitetit të shoqërisë së tranzicionit. Një shoqërie që mbetet në ngërçin e rëndë të bjerrjes së vlerave dhe referencave morale, për shkak se po qeveriset në mërzinë dhe përditshmërinë e vet prej një skote njerëzish të kamur dhe të kriminalizuar në shpirt. Është pikërisht kjo ngasje dhe natyrisht përjetim i thellë i autorit që në romanin në fjalë, personazhin kryesor Edlirën e shpërfaq si një karakter rezistent dhe si mishërim të përvujtnisë që ofron realiteti i qeverisjes prej vulgut dhe kamjes së lumpenikëve.

Është një gdhendje e pastër e gjendjes dhe realitetit që gjenerohet për individin e shoqërisë që rron nën regjimin e të paditurve të kamur. 

Forca e karaktereve të personazheve, por sidomos kontrasti mes tyre, janë provë e plotë për aftësinë dhe sidomos vlerën e romanit  “Trupi im më përket mua”.

Shkrimtari  reflekton qartazi ndërgjegjen solomoniane të vetvetes. Çmon përhershmërisht jetën dhe vlerat e saj, kohën, por më së shumti, produktin e provave që rezultojnë për njeriun nga kjo jetë.