Në fundin e regjimit totalitar, në një rreth fundor të Shqipërisë, përsëriten kokëposhtë dhe në mënyrë groteske ngjarje që ngjajnë në qendër të vendit.
Dhjetëvjetëshi 1981 – 1990, që ka kornizuar kohësisht librin, i ka dhënë edhe formën e një kronike politiko–sociale një province nën komunizëm. Shtypje shformuese dhe gjyle në këmbë për sistemin e ri që rreh ta zëvendësojë.
Histori, gjeografi dhe njerëz të periferisë, realë e të krijuar, që bëjnë të gjallojë një dëshmi.