Poema "Zonja e Vreshtave" u shkrua gjatë viteve të luftës civile në Greqi dhe u botua në vitin 1954 si pjesë e një trilogjie. Poeti vihet me vendosmëri dhe vetëdije në mbrojtje të shpirtit popullor grek duke nxjerrë në pah marrëdhënien e thellë të njeriut grek me tokën që e lindi. Vetë përdorimi në poemë i fjalës Zonjë është simbolika e thirrjes së butë për një figurë femërore si një trup arketip i Greqisë. Poema u botua e plotë më 1975, prej nga është përkthyer në këtë botim.