Që nga viti 1995 tek NERAIDA kanë gjetur strehë emra të njohur të letërsisë shqipe, si Fatos Arapi, Thanas Dino, Kleo Lati, Bardhyl Xhama e shumë të tjerë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, NERAIDA është çerdhe e letërsisë moderne shqipe, sidomos e zërave të rinj të saj dhe një mjet për qarkullimin e ideve.
Faleminderit që zgjodhët t'ia besoni veprën tuaj shtëpisë tonë botuese dhe ne jemi të lumtur ta lexojmë atë.
Për sa i përket veprave që synojnë të rriturit: puna juaj duhet të jetë prozë (roman, novela e tregime) ose ese. Përmbledhjet poetike, dramat, përmbledhjet me tregime të shkurtra, punimet e disertacionit e të doktoraturës ose veprat shkencore pranohen por janë shumë më të vështira për t'u botuar.
Për sa i përket veprave që synojnë fëmijët, shtëpia jonë botuese është e interesuar kryesisht për romane për fëmijët e shkollës së mesme dhe adoleshentët. Përrallat, përmbledhjet me poezi, dramat pranohen por botohen shumë më vështirë.
Çdo propozim i paraqitur duhet:
- Të jetë një kopje në USB dhe e printuar në letër.
- Të shoqërohet me një përmbledhje, CV dhe detaje kontakti.
Tekstet tuaja mund t'i dërgoni me postë ose t'i dorëzoni në zyrat tona në adresën:
Adresa: Rr. Medar Shtylla, ndërtesa nr. 3; Hyrja 8, Ap. 5
Kutia Postare 2407
Tiranë
Tel. 00355692071483
[email protected]
Puna juaj do të lexohet nga ekipi ynë botues dhe më pas do të merrni përgjigjen tonë me email brenda tre muajve. Në rast se nuk bie në interesat tona botuese, ne nuk bëjmë të ditur arsyetimin e vendimit tonë.
Politika e shtëpisë sonë botuese është që të mos kthehen dorëshkrimet. Nëse ju këmbëngulni t'ju kthehet kopja e veprës që keni dorëzuar, mund ta merrni nga zyrat tona brenda një muaji nga vendimi. Çdo dorëshkrim që nuk është marrë nga autorët brenda kësaj periudhe riciklohet.