Profili
Shtëpia Botuese NERAIDA u themelua në vitin 1995 nga Jani Malo.
Që nga themelimi i saj, NERAIDA ka qenë një pol tërheqës për shkrimtarët e mëdhenj klasikë dhe modernë si Lev Tolstoi, John Gallsworthy, Anton Çehov, Gay de Maupassant, Nikos Kazantzakis, Janis Ricos, Susanna Tamaro, etj.
Që në vitet e para të aktivitetit të saj NERAIDA afroi dhe botoi një numër të konsiderueshëm autorësh shqiptarë të njohur si Fatos Arapi, Thanas Dino, Bardhyl Xhama, Arben Duka, por edhe shumë autorë të rinj, kryesisht poetë.
Në të njëjtën kohë një vend të rëndësishëm ka zënë letërsia për fëmijë e të rinj, duke filluar me përrallat dhe fabulat e njohura të Ezopit dhe shumë botime të tjera me ilustrime të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Sot Shtëpia Botuese NERAIDA vijon veprimtarinë e saj botuese duke pasur dy synime kryesore: të sjellë para lexuesve të rinj shkrimtarët klasikë që përbëjnë historinë letrare si dhe të nxjerrë në pah penat moderne shkrimore të letërsisë shqipe e botërore që i rezistojnë kohës.
NERAIDA sjell një gamë të gjerë librash, duke kënaqur preferencat e ndryshme dhe të larmishme të lexuesve të të gjitha moshave dhe ka fituar besimin dhe vetëbesimin e nevojshëm për zgjedhjet e saj, duke vlerësuar e konsideruar edhe reagimin e njohjen e publikut.
Vizioni ynë është krijimtaria, krijimi i lexuesve aktivë, shkrim-leximi, reflektimi për çështje aktuale dhe të përjetshme përmes librave tanë, inovacioni, krijimi i një komuniteti të madh me librin si hallkë lidhëse.
Me një prani të fortë, aktive dhe të vazhdueshme në internet, ne mbështesim dialogun dhe kërkojmë kontakte me lexuesit – i cili është shqetësimi ynë kryesor, përmes faqes sonë zyrtare www.neraida.al dhe mediave sociale (facebook, twitter, instagram, linkedin, YouTube).
Synimet për të ardhmen janë të larta dhe gjithmonë me sytë e përqendruar tek publiku lexues dhe me kriterin e cilësisë që do të mbetet tipari i përbashkët i të gjitha botimeve dhe aktiviteteve tona. Me respekt për lexuesin, të udhëhequr për të ditur se kush është dhe cilat janë nevojat e tij dhe me synimin tonë të përbashkët LIBRI I MIRË vazhdojmë punën tonë botuese. Në këtë përpjekje duam të kemi ndihmës të gjithë dhe të gjithë ju. Prandaj ju ftojmë në një dialog të frytshëm. Na gjeni në rrjetet sociale, komentoni në faqen tone dhe ju presim në veprimtaritë tona për librin. Dëshira jonë është të takohemi dhe të dëgjojmë idetë, mendimet, sugjerimet, vëzhgimet, nevojat, kundërshtimet, pikëpamjet tuaja. Faqet e së ardhmes mbeten bosh… dhe presin që ne t'i mbushim me kokëfortësi e këmbëngulje, optimizëm e besim, argëtim e vizion e mbi të gjitha dashuri për librin e mirë.
Librat tanë do t'i gjeni në të gjitha libraritë në Shqipëri, si dhe në faqen tonë të internetit www.neraida.al, ku mund të bëni porosinë tuaj lehtësisht dhe shpejt.