

Vajza qëndroi dhe shikonte veten në pasqyrën e vjetër përballë komodinës. Dikur ishte e bukur. Shquheshin fije gri në flokët e saj. Vija e buzëve dukej e zbehur. Dhe atëherë pa liqenin të shndriste para këmbëve të tyre, gjethe vjeshte shtronin një qilim dhe ai i buzëqeshte. I prekte flokët me gishta. Dashuria e tyre kaloi brenda çdo qelize të saj dhe e mbushi. Si kanë humbur? Prej vitesh përpiqej ta gjente, por u dorëzua. Mësoi se kishte shkuar në Amerikë për studime dhe mbeti atje. E priti gjatë. Pastaj mendoi se e kishte harruar.
Kur pa vështrimin e tij të ndalej mbi të, në varrimin e nënës së saj, nuk e besoi. Si e kujtoi pas kaq vitesh? Ajo i shtrëngoi dorën. Mos ik, i tha.