OLGA PACURA LENI lindi në vitin 1966 dhe u rrit në Janinë. Gjatë viteve të studimeve jetoi në Patra, ku mori diplomën në Inxhinieri Elektrike dhe Teknologji të Kompjuterëve. Punon në arsimin e mesëm në Pargë. Më 2015 përfundoi studimet pasuniversitare në degën “Shkrim kreativ” në Universitetin e Maqedonisë Perëndimore në Follorinë. Në qershor 2014 u përfshi në veprën kolektive Poezi (Digama), me poezinë Erotike, vlerësuar në konkursin letrar Mimis Souliotis. Më 2015 u botua përmbledhja me tregime Sytë mbi gozhdë (Gavrilidis) dhe mori pjesë në veprën me bashkautorë Tridhjetë ditë (Varfis), me tregimin Patra – Ankona. Më 2017, me rrëfimin E kuqe u bë pjesë e përmbledhjes Biblioteka sapo ishte hapur… (To Dondi) - tregime të vlerësuara në konkursin e mikrorrëfimeve nga Biblioteka & Qendra e Informimit e Universitetit të Patrës. Më 2016 u botua novela Kur engjëlli kishte krahë (Periplus). Përmbledhja Rrushi i hidhur u botua më 2019 nga AO.