

“Shkëlqim Hajno ka ditur t’iu krijojë personazheve hapësirat e dritës dhe të frymëmarrjes, ka ditur të ruajë masën e portretit, të dialogut, të përshkrimit të mjedisit, të dhënies së hollësive të ngjarjeve.
Duket se nuk i ka zgjedhur autori personazhet, por e kanë zgjedhur vetë personazhet autorin e tyre."
SKËNDER BUÇPAPAJ - poet, botues
l
"Merita e librit është se leximi i vërtetë fillon pas faqes së fundit. Shkëlqim Hajno është një shkrimtar i lindur dhe ka shkruar një libër jete. Tregimet e tij nuk janë rrugë të reja, por janë mesazhet e mëdha që ai kalon."
THOMA STERJOPULLO - shkrimtar, përkthyes
l
"Shkëlqim Hajno është ndoshta tregimtari i vetëm në arealin krijues të fjalës shqip që e ka graduar tejqyrën e hulumtimit të subjekteve dhe karaktereve në të gjitha zonat ku gjëllin gjeni shqiptar."
NATASHA SPAHIU LUSHAJ - studiuese, kritike
l
"Hajno shkruan me dorë të sigurt, i ndërton tregimet dhe novelat me një arkitekturë dhe kompozicion origjinal, duke përdorur informacion të pasur jetësor dhe detaje të zgjedhura."
VIKTOR NASI - studiues, kritik
l
"Nga pikëpamja stilistikore, Shkëlqim Hajno ofron dy elemente të qenësishme dhe të lëvdueshme në prozë: gjithë galeria e personazheve në tregimet e shkurtra të tij është tipologjike dhe ka një shkëlqimtari të brendshme të psikikës dhe mentalitetit njerëzor."
ALEKSANDËR ÇIPA - poet, publicist