Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Nën Kategoritë

Autorë shqiptarë 
Autorë të huaj 
Kërko
Shkëlqim Hajno
Disa fjalë për autorin

SHKËLQIM HAJNO u lind në Tepelenë në 30 maj 1953. Pas përfundimit të arsimit të mesëm në gjimnazin “Abaz Shehu” në vendlindje, kreu studimet universitare në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Për disa vite punoi si mësues në Hormovë dhe inspektor i kulturës në Tepelenë.

- Pjesën më të madhe të jetës ia ka kushtuar gazetarisë.

Për një kohë të gjatë punoi si gazetar i gazetës “Bashkimi” për rrethet e jugut të Shqipërisë: Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Përmet, Delvinë.

Prej vitit 1993 deri më 2009 punoi si gazetar për ATSH-në (Agjencia Telegrafike Shqiptare) për rrethet e Jugut: Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Delvinë, me qendër në Sarandë.

Bashkëpunëtor i përhershëm me: revistën satiro-humoristike “Hosteni”, “Gazeta shqiptare”, gazetën e Jugut “Java”, gazetën “Shqip”, “Albania”, televizionet: “News 24”, “Vizion Plus” etj.

Kryeredaktor i gazetës “Besa Skaut Albania” (Botim i organizatës skautiste shqiptare “Besa Skaut-Albania”).

Bashkëthemelues i shoqatës “Gazetarët Profesionistë Jonianë”, Sarandë.

Bashkëthemelues i “Media Saranda” dhe drejtues i radios “Saranda” nga viti 2000 e në vijim.

Drejton Qendrën Agjencia AJMMI dhe është editor i revistës “Urat”.

- Ka disa eksperienca pune në administratën publike:

• shef i kabinetit në Bashkinë e Sarandës.

• përfaqësues i Avokatit të Popullit në zyrën rajonale të këtij institucioni në Sarandë etj.

- Ka botuar herët, që në moshën e adoleshencës e më vonë në organe të ndryshme të kohës, si: “Pionieri”, “Hosteni”, “Mësuesi”, “Ylli”, “Nëntori”, “Shqiptarja e re”, “Monitor” etj.

• Në 1980 ka botuar librin Vjedhësi i viteve - tregime satiro-humoristike, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.

• Në 2023 boton vëllimin me tregime e novela Hebreu i fundit, “Botimet Fishta”.

• Spartaku në urën e Kardhiqit, “Neraida”, 2026, është libri i tretë i tij.