Aristotel Mici lindi më 1935 në fshatin Shënpjetër, pranë qytetit antik të Apolonisë të rrethit të Fierit. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër. Më 1960, kur mbaroi Universitetin e Tiranës, filloi punën si mësues i letërsisë në gjimnazin e Fierit. Më vonë, në vitin 1968, kur u hap filiali i universitetit për qytetin e Fierit, u emëura pedagog i letërsisë në këtë institucion.
Filloi të merrej me krimtari letrare që nga mesi i viteve '50 të shekullit të kaluar. Gjatë viteve në vazhdim do të botonte disa libra me tregime edhe novela. Krahas librave me letërsi artistike, është marrë edhe me studime eseistike, nga të cilat janë në qarkullim "Prejardhja e emrit shqiptar", "Himni i Flamurit - simbol mbarëkombëtar", "Presidentët amerikanë në memorialin Rushmore", "Meditime letrare", "Apolonia dhe hinterlandi i saj".