Bardhyl Xhama (1933-2022). Lindi në Fterë të Sarandës. Ka qenë arsimtar, shkrimtar për fëmijë dhe pedagog shqiptar. Si gazetar e studiues ka shkruar me qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike.
Ka botuar shumë libra artistikë për fëmijë, romane, novela, vëllime me përralla, vëllime me rrëfenja etj. Tetë nga veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmijë e të rinj.
Ka shkruar mbi njëqind përralla e tregime në organet e shtypit, pjesë për teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarë dokumentarësh televizivë etj.
Ka dhënë ndihmesë të veçantë në Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, si nënkryetar i saj për një kohë të gjatë. Mban shumë urdhra e medalje dhe titullin Mësues i Merituar.