Jorgos Moleskis lindi në vitin 1946 në fshatin Lysi të Qipros.
Ka botuar dymbëdhjetë vëllime me poezi, dy libra me poema të zgjedhura, një roman, studime si dhe përkthime të ndryshme. Disa nga librat e tij me poezi, si dhe përzgjedhje nga poezia e tij janë përkthyen dhe botuar në vende të ndryshme (Francë, Itali, Bullgari, Rumani, Serbi). Moleski është nderuar me diploma shtetërore dhe çmimin shtetëror për poezi.