Kosta Haxhiantoniu lindi në Rodos në vitin 1965. Ka studiuar për shkenca politike dhe administratë publike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës. Ai u paraqit së pari në letërsi më 1990 në revistën "Remvi". Shkroi tekste letrare, ese kritike dhe artikuj historikë ose politikë. Vepra e tij në fushën e letrave përfshin tregime, studime historike, ese dhe romane.
Vepra e tij është nderuar nga PEN Club si edhe me çmime të tjera kombëtare e ndërkombëtare.
Romani i tij i parë Agrixhento u nderua në vitin 2011 me "European Union Prize for Literature".