Kostas Limburis, filolog, prozator, ish-këshilltar i Ambasadës së Qipros në Athinë, lindi në Nikosia në vitin 1950 dhe u rrit në Kato Dikomo në provincën Kyrenia.
Është vlerësuar dy herë me Çmimin Shtetëror për Letërsinë të Republikës së Qipros për vëllimin me tregime Të tjerët nga tanët dhe Athallasa - botuar shqip me titullin Dashnorë në çmendinë.
Ka botuar veprat:
Përkohësisht mbyllur - tregime, Planodion - 2006, 2007
Për një vizë të vogël - tregime, Kedros - 2011
Të tjerët nga tanët - tregime, Parakentro, 2014
Pasagjerë kamionësh - roman, Papirus - 2017
Antologji e tregimeve të pushtimit - AIPEIA (Shtëpia e Qipros dhe Papirusi) - 2018
Vocaloti - versione tregimesh, To Rodakio - 2019
Athallasa - roman, To Rodakio - 2021.