Kostas Varnalis lindi në vitin 1884 në Pirgos të Bullgarisë, vend ku
jetoi deri në moshë madhore. Më vonë u vendos në Athinë dhe studioi në Shkollën
Filozofike.
Poet e prozator, por
edhe përkthyes e kritik, Varnalisi zë një vend të veçantë në letërsinë greke.
Ironia, satira e
hollë dhe sarkazmi therës spikatin veçanërisht në dy veprat e tij në prozë: Apologjia
e vërtetë e Sokratit dhe Ditari i Penelopës.