Ka lindur në vitin 1965 në Teheran. Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 ajo u arrestua dhe kaloi më shumë se dy vjet në Evin, një burg politik në Iran. Më 1991 u vendos në Kanada bashkë me bashkëshortin dhe djalin. Kujtimet e jetës së saj në Iran u botuan së pari në Kanada në vitin 2007, me titullin E burgosura e Teheranit. Libri është botuar në 28 vende të tjera dhe u bë një bestseller ndërkombëtar.
Marina Nemat është nderuar me Human Dignity Award nga Parlamenti Evropian, Grinzane Prize në Itali dhe çmime të tjera. Në vitin 2010 botoi librin After Teheran.