Mihalis Pieris (1952-2021) lindi në Qipro, studioi filologji e teatër në Selanik dhe Sidnei.
Ai ka botuar njëmbëdhjetë vëllime me poezi. Vepra e tij poetike është përkthyer në shumë gjuhë, si italisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, rumanisht, bullgarisht dhe në gjuhën angleze në Australi. Mihalis Pieris ka përkthyer poezi të huaj dhe dramaturgji antike greke. Ai është ndër hulumtuesit më të shquar të poezisë së Kavafisit dhe Seferisit dhe ka përshtatur dhe vënë në skenë vepra të letërsisë mesjetare dhe të Rilindjes, si Kronikën mesjetare të Qipros të Leontios Maheras dhe Erotokriton, vepër rilindase e Viçenso Kornaros (Vincenzo Cornaro).
Mihalis Pieris është një dijetar i njohur në shkallë ndërkombëtare i kulturës greke dhe letërsisë qipriote. Ka shkruar dhe botuar studime duke theksuar ndërkombëtarisht veprat-stacione të letërsisë qipriote.