Mitsi Valaka ka lindur në Athinë. Ka studiuar për filologji klasike dhe ka kryer studime pasuniversitare në filozofi dhe histori të qytetërimeve në Universitetin e Brukselit.
Për shumë vite ka jetuar në Bruksel, ku ka dhënë mësime gjuhe dhe letërsie moderne greke në Universitetin e Brukselit, si dhe ka punuar në Komisionin Evropian në Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës.
Librat e saj të mëparshëm janë përmbledhjet me poezi "Paketim hermetik", "Kontraste me stil", "Akrobaci ndjenjash" dhe romanet "Vetmia ka zëra të vjetër", "Ngjyra e heshtjes", "Asnjë gënjeshtër nuk arrin të plaket" dhe "Dashuria është mister".