Qemal Lame ka lindur në Elbasan, më 11 shtator 1949 dhe prej afro 30 vitesh jeton në Gjermani.
Ka kryer: Politeknikumin “7 Nëntori” (sot Harry Fultz) dhe Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, Tiranë, Akademinë Ushtarake dhe Akademinë e Rendit, Tiranë; Fakultetet e Universitetit të Tiranës: “Shkencat Politike dhe Juridike” dhe “Fakultetin Ekonomik”.
Titujt dhe gradat shkencore: Profesor Doktor, Ministria për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, Baden Württemberg, Gjermani.
Ka mbajtur disa funksione të larta shtetërore: Kryeprokuror i Forcave të Armatosura dhe Prokuror para Gjykatës së Lartë, Drejtor i Përgjithshëm i Hetuesisë; Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme; pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike.
Është autor i dhjetëra botimeve, monografi dhe libra, si dhe i studimeve shkencore si:
Reforma në drejtësi, Organizimi i drejtësisë në Shqipëri, Demokracia në Shqipëri, Politika bashkëkohore, Ndërgjegjja, motivacioni, përgjegjësia, Kur shembeshin themelet e komunizmit, Unteruer – Strafbarkeit der entgegennahme anonymer Parteispenden und Schmiergeld im Politischen und Eirtschaftlichen Bereich als Untreuer (Gjermani), Korruption in Deutschland von Spitzenpolitiker und Managern, (Gjermani) etj.
Ka botuar tekste mësimore, referate, diskutime dhe mendime si dhe shumë artikuj në revista shkencore e gazeta në Shqipëri dhe në disa shtete evropiane e në SHBA.