Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Nën Kategoritë

Autorë shqiptarë 
Autorë të huaj 
Kërko
Rigas Fereos
Disa fjalë për autorin

Rigas Fereos (1757-1798) lindi në Velestino, ose siç quhej në lashtësi, Feres. Mësimet e para Rigas i mori nga prifti i Velestinos dhe paskëtaj vijoi në shkollën e Zagoras në Pilio, ku kish vatra arsimore të shquara për kohën. Për më shumë arsimim i ati e dërgoi për studime në Ambelaki. 

Rigas, që ishte dijedashës që në fëmijëri, mendje e hapur, me shpirt të trazuar dhe guximtar, qëmtoi dije të çmuara nga të gjitha ambientet e kulturës nga kaloi dhe u ushtrua krah shumë personaliteteve të shquara të kohës, nga të cilët fitoi dije të rralla dhe të shumëllojshme. 

Botoi “Thurios"-in dhe “Hartën”, “Deklaratën Revolucionare” në mijëra kopje, “Shkollën e dashnorëve delikatë”, “Lulëzimin e fizikës” dhe shumë vepra të tjera. Megjithëse i ri, u ekzekutua në moshën dyzet e dy vjeç, ishte një kryeintelektual i kohës.

Këtë e rrëfen vepra e tij kolosale që përfshin shumë fusha të dijes dhe që nxjerr në pah një shpirt shpërthyes, të trazuar dhe kërkues, të përkushtuar në shërbim të atdheut të skllavëruar, por edhe të popujve të tjerë të gadishullit të Ballkanit.

Libra nga Autori