Stavros Hristodulu ka lindur në Nikosia të Qipros më 1963. Studioi për jurisprudencë në Athinë, por nuk e ka ushtruar kurrë profesionin e juristit, pasi që nga fundi i viteve '80 iu përkushtua gazetarisë.
Romani i tij i parë Hotel National (2016) u përfshi në listën e shkurtër të çmimeve shtetërore për letërsinë në Qipro.
Ditën kur ngriu lumi (2018) është romani i tij i dytë, i vlerësuar me Çmimin e Letërsisë të Bashkimit Evropian 2020, ndërsa qe vlerësuar më parë me Çmimin Shtetëror të Romanit në Qipro.