Steinar Opstad është lindur më 1971 në Norvegji. Ka studiuar për gjermanisht e letërsi botërore, si dhe histori religjioni në Universitetin e Oslos dhe në Universitetin e Bergenit, Norvegji.
Autor i tetë vëllimeve poetike dhe i disa përmbledhjeve të përzgjedhura, fitues i çmimeve letrare prestigjioze, që prej vëllimit të parë të botuar, i përkthyer në disa gjuhë, pjesëmarrës në disa festivale të rëndësishme ndërkombëtare, Opstadi është gjithashtu edhe eseist, kritik dhe lektor i Shkrimit Krijues.
Poeti Steinar Opstad është vlerësuar me njëmbëdhjetë çmime gjatë dy dekadave, që prej botimit të parë si "Tarjei Vesaas” për vëllimin më të mirë, si autor që boton për herë të parë, me çmimin e Klubit të Poezisë Norvegjeze, më 2015 me çmimin e poezisë Wildenvey, më 2016 me Çmimin e Letërsisë Vestfold dhe më 2017 me Çmimin e vitit Dobloug.