Theodhori Proko lindi në Vlorë në vitin 1955. Për të ecur në gjurmët letrare të këtij autori duhet të kthehemi më shumë se katër dekada në vite, kur në faqet e shtypit letrar të kohës filloi të botonte poezitë e para. Për gjithë veprimtarinë e tij krijuese është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasës së tretë.
Veçojmë librat: "Pema e jetës", monografi, 2010; “Midis dashurisë dhe dhimbjes” (tregime, 2012); “Edhe zemra ka stinët e saj” (poezi, 2015); “Nektari më i ëmbël” (poezi, 2016); “Muza ka emrin tënd” (poezi, 2020).