Prof. dr. Fedhon Meksi ka lindur më 1940 në Tiranë. Kreu Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1961 dhe emërohet në Spitalin Civil të Tiranës. U specializua për kardiologji dhe hemodinamikë. Nga viti 1971 - pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të UT, kurse gjatë periudhës 1992-1997 dekan i këtij fakulteti.
Ka disa botime dhe referate në revista dhe konferenca të vendit dhe ndërkombëtare ku trajton çrregullimet e ritmit dhe përcjellshmërinë pas operacioneve të zemrës. Gjatë viteve të fundit ka botuar disa studime dhe libra ku trajtohet Lëvizja Kombëtare Shqiptare gjatë shek. XIX, ndër të cilët: Historia e fisit Meksi, te Fisi Meksi nga Labova - personalitete dhe figura të shquara – 2002, Labova e Madhe dhe labovitët - gjurmime në vite – 2010, Naum Bredhi Veqilharxhi - dimensionet e vërteta të ideologut të Rilindjes – 2012, Shteti i Ali pashë Tepelenës - shtet shqiptar, te Gabriel & Vangjel Meksi: Ali pashë Tepelena – 2014, Ali pashë Tepelena dhe fillesat e nacionalizmit shqiptar – 2015, 10 rilindësit nga Labova e Madhe, fshati me 100 shtëpi – 2018, Naum Bredhi Veqilharxhi dhe vijueshmëria e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare – 2019, Vangjel Zhapa dhe koha e tij – 2019, Katër burrat – 2020, Mahmud pashë Bushati, 2020, Yjet e mjekësisë - I, 2020, Yjet e mjekësisë - II, 2021, Rrënjë tona, 2022.