Makis Citas ka lindur më 1971 në Janica. U diplomua për gazetari dhe bashkëpunoi me stacionet e radiove në Selanik. Që nga viti 1994 jeton në Athinë dhe punon në fushën e botimeve. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare Periplous (1994-2005) dhe bashkëredaktor dhe drejtor i revistës për librin Indeksi (2006-2011) dhe nga viti 2012 menaxhon faqen informative për librin dhe kulturën Diastixo.gr.
Ka shkruar shumë libra për fëmijë dhe disa për të rritur. Romani "Pesë stacione" dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme në Greqi dhe jashtë saj.
Librat e tij janë botuar në disa gjuhë, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, anglisht, hebraisht, shqip, bullgarisht, polonisht, suedisht, finlandisht dhe italisht.
Romani i tij i parë "Dëshmitar kam Zotin" mori Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë 2014 dhe është botuar në 12 gjuhë.