PETRO ÇERKEZI lindi në Poliçan të Pogonit, në prefekturën e Gjirokastrës.
Ka mbaruar Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe. Me letërsi u mor herët, që në vitet e shkollës së mesme, ku nisi të botonte dhe krijimet e para në gazetat “Zëri i rinisë” dhe “Drita”.
Ka punuar si pedagog në arsimin e mesëm dhe shkrimtar repertori (libretist) pranё Teatrit Profesionist tё Gjirokastrёs. Ndërsa pas viteve '90 drejtoi gazetën kulturore private të Gjirokastrës “Qyteti i Jugut” së bashku me shkrimtarin Thanas Dino dhe nga viti 2002 deri në 2007 gazetën “Zgjimi” të artit dhe letrave në gjuhën greke në Athinë. Midis viteve 1972-1977 ka qenë lektor i jashtëm pranë Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.
Ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Është anëtar i shumë klubeve dhe shoqatave letrare në Greqi dhe Qipro. Që nga viti 1994 jeton familjarisht në Qipro. Ka botuar disa përmbledhje me poezi në shqip për të rritur e fëmijë dhe përmbledhje me poezi, tregime të shkurtra dhe romane në greqisht në Greqi dhe Qipro. Ka bashkëpunuar me shtypin në të tre vendet. Është përfaqësuar me poezitë e tij në disa antologji bashkëkohore dhe ka fituar çmime në konkurse të ndryshme. Krijimtaria e tij është vlerësuar nga personalitete të shquara të letrave në Shqipëri, Greqi, Itali dhe Qipro.