Kleo Lati ka lindur në fshatin Dhërmi të Vlorës.
Ka shkruar dhe botuar në gjuhën shqipe dhe greke në gjini të ndryshme letrare, si romane, drama, vëllime me tregime, monografi etj. Disa nga librat e tij botuar vitet e fundit janë romanet “Dhe yjet dridhen nga dashuria”, “Mëkati i bukur i tradhtisë”, “Trupi im më përket mua”, “Hakmerru duke dashuruar”, “Pa dashuri as të vdesësh nuk pranohet”, libri me shënime udhëtimi nëpër qytete të ndryshme të Evropës “Diamante të gurta” etj.
Kleo Lati ka përkthyer në shqipe dhjetëra vepra të shquara të letërsisë greke dhe qipriote.