Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Nën Kategoritë

Autorë shqiptarë 
Autorë të huaj 
Kërko
Thanas Dino
Disa fjalë për autorin

Ka lindur më 12 dhjetor 1949 në Gjirokastër. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e tij të lindjes. Më pas vazhdoi studimet në fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi dhe menjëherë pas përfundimit të tyre u emërua redaktor në gazetën "Drita", ku qëndroi deri në vitin 1973. Thanas Dino vlerësohej si një nga penat më të talentuara të brezit të vet, por qëndrimet e tij jokonformiste dhe etiketimi i krijimtarisë së tij si moderniste dhe e papërshtatshme me frymën e kohës, pas Pleniumit IV të KQPPSH, shkaktuan largimin e tij nga Tirana për të punuar mësues në Picar të Gjirokastrës. Nga viti 1983 deri në vitin 2005 Thanas Dino punoi korrespondent i gazetës "Zëri i popullit" për rrethet e Jugut të Shqipërisë.

Krijimtaria letrare e Thanas Dinos është e shumtë dhe e larmishme.

Nga librat e tij përmendim: Burrat e lirisë, dramë, 1979Vëllezër me malet, tregime, 1980.

Biblioteka e Jugut”, publicistikë letrare: Opozita popull, 1997Historia vllahe në tregime njerëzore, 200320 ditë në ishullin e Homerit, 2003Xhevat Avdalli dhe Laver Bariu, 2004 ; Raport nga Jugu, 2005Malet e Shqipërisë rreth gjëmuan, 2007Nga Blloku dhe nga Magnetofoni, 2007Brumi prej guri, 2009Themele dhe rrënoja, 2010Fjala ka këmbë, 2013Prej kohe, 2015Thënësit, 2017Nga Fjala, 2018Dy - Me Ismail Kadarenë, Njolla në biografinë time, 2019; Banojmë në fjalë, 2020

RomaneNata me dy hëna, 2012Shenja e Shenjtë, 2015Mesi, 2016Vetëvrasja mbi trëndafil ose Dhjetëvjetëshi i fundit, 2017Prishja ose Ndërrimi dhe Ndalimi, 2018Dielli i ulët, 2019Fshati i prerë, 2020Mbi tokën e ngushtë, 2021Dimra lufte - Hotel Balzaku '73, 2021.